Nesër pritet të mbahet seanca për paraburgim për dy të dyshuarit që sulmuan Muhaxherin - NACIONALE

Nesër pritet të mbahet seanca për paraburgim për dy të dyshuarit që sulmuan Muhaxherin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka njoftuar se seanca mbahet nesër nga ora 9:30.

“Nesër duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit”.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”. – ka thënë Nikçi.

Ai tutje ka bërë të ditur se gjatë përleshjes është lënduar edhe shoqëruesi i Muhaxherit.

Lajme të ngjashme