Nesër pesë marrëveshje ndërkombëtare në rend të dite, PDK pritet t’i votojë - NACIONALE

Nesër pesë marrëveshje ndërkombëtare në rend të dite, PDK pritet t’i votojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë marrëveshje ndërkombëtare do të jenë nesër në rend të dite në seancën plenare, njoftoi Kuvendi i Kosovës në një komunikatë për media. Gjithsejtë 39 pika janë në rend të ditës në seancën e së enjtes.

Partia Demokratike e Kosovës që gjer më tash s’i kishte votuar marrëveshjet ndërkombëtare, ka ndërruar qëndrim, gjë që u bë e ditur nga kandidati për kryeministër nga rradhët e PDK-së, Bedri Hamza.

Ndryshimi i qëndrimeve të PDK-së erdhi pas takimin mes dy krerëve të dy partive, LVV-së dhe PDK-së, Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit, të cilët biseduan edhe për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, ndonëse ende nuk ka marrëveshje për datën e tyre.

Lajme të ngjashme