Nesër përfundon numërimi i votave me postë, nis edhe ai i votave me kusht
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht ai përmes postës, pritet të përfundojë deri në mesditën e së mërkurës, më 17 qershor 2026.
Sipas tij, “deri në përfundim të ditës së sotme do të procedohen 216 nga 223 kuti votimi ku janë sistemuar zarfet e supozuara me fletëvotime, ndërkaq kutitë e mbetura, 7 të tilla, do të fillojnë të numërohen mëngjesin e të mërkurës”.
Elezi bëri të ditur gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë edhe numërimin e votave me kusht, si dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.
Ai tha: “Njëkohesisht, KQZ do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, i mundësuar në 52 vendvotime me kusht dhe ku janë evidentuar 8,751 votues dhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve dhe ku kanë qenë të regjistruar për këtë lloj votimi 3,144 votues”, shtoi Elezi.