Nesër nisin takimet për datën e zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen - NACIONALE

Nesër nisin takimet për datën e zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Nesër pritet të nisin takimet për konsultime rreth datës së zgjedhjeve.

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar për Klan Kosova se në takim nga kjo parti do të marrë pjesë Jehona Lushaku-Sadriu.

Takimi pritet të fillojë nga ora 15:00.

Ndryshe, ushtruesja e detytës së presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar të mërkurën kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ku u diskutua për zgjedhjet që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Lajme të ngjashme