Nesër në njërën prej xhamive të kryeqytetit mbahet fushatë vetëdijësuese kundër Kancerit të Gjirit - NACIONALE

Nesër në njërën prej xhamive të kryeqytetit mbahet fushatë vetëdijësuese kundër Kancerit të Gjirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku nesër do të mbajë ligjeratë vetëdijësimi në xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi”.

Këtë e konfirmoi edhe imami i xhamisë, Labinot Maliqi përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".

"Doktori i nderuar do të flet rreth shërbimeve shëndetësore që ofrohen në kryeqytet, lehtësirat dhe risitë në shërbimet për qytetarë, si dhe rreth vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit, kancer ky që është duke prekur të dy gjinitë, por më tepër atë femërore, e ato mund të jenë nënat, motrat, gratë apo vajzat tona, për çfarë edhe ne si meshkuj duhet të brengosemi seriozisht për shëndetin e tyre", shkroi ndër të tjerash ai.

Kujtojmë se xhamia respektive posedon pjesën e veçantë ku mund të falen edhe gratë.

Në një prononcim të mëparshëm, ai e pat pranuar se në këtë xhami ka vend edhe për gjininë femërore, ndërsa gjithashtu kishte bërë thirrje edhe për xhamitë e tjera që të krijojnë kushte më të mira.

“Ne e kemi në xhaminë tonë një hapësirë të mirë dhe prej se është hapur xhamia, kemi menduar dhe e kemi ndarë një pjesë që është e dedikuar vetëm për gjininë femërore. Sot, ajo ka vlejtur gjithashtu dhe kanë ardhur gratë për të falur namazin”.

Megjithatë, e kësaj iniciative nuk ishte gazetarja Saranda Ramaj.

Kjo e fundit përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" pyeti se pse nuk po shkojnë direkt t'u flasin grave.

Lajme të ngjashme