Nesër në Kuvend pritet të votohet Komisioni Hetimor mbi përgjegjësitë e Haxhiut për zjarret në IML - NACIONALE

Nesër në Kuvend pritet të votohet Komisioni Hetimor mbi përgjegjësitë e Haxhiut për zjarret në IML

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër në Kuvendin e Kosovës, pritet të mbahet seancë parlamentare, me disa pika të rendit të ditës.

Në mesin e tyre do të jetë edhe votim për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë e Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për zjarret e dyshimta që kapluan Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij institut”- thuet në njoftimin e Kuvendit.

Lajme të ngjashme