Nesër mbledhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite edhe interpelanca me Kurtin rreth përgjegjësive për Martin Berishajn
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbledhet të hënën që nga ora 11:00, ku edhe janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës që do të diskutohet.
Në mesin e çështjeve të rendit të ditës njoftohet të jetë edhe interpelanca me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, rreth ambasadorit kontraverz kosovar në Zagreb, Martin Berishaj.
“Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”, thuhet në njërën nga pikat e rendit të ditës