Nesër i jepet lamtumira Nexhat Dacit, familja njofton për të pamen - NACIONALE

Nesër i jepet lamtumira Nexhat Dacit, familja njofton për të pamen

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Familja e akademikut të ndjerë Nexhat Daci ka njoftuar se ceremonia mortore për të ndjerin do të mbahen nga data 2 janar 2026, sipas një agjende zyrtare të publikuar të mërkurën.

Sipas njoftimit, homazhet do të zhvillohen më 2 janar nga ora 09:00 deri në 11:45 në hollin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa akademia përkujtimore do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:45 në Sallën Plenare të Kuvendit. Varrimi i Nexhat Dacit do të bëhet me nderime shtetërore nga ora 13:40 deri në 14:20 në varrezat e Dragodanit.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë baba ynë, Nexhat Daci”, thuhet në njoftimin e familjes, duke theksuar kontributin e tij ndaj familjes, shoqërisë dhe vendit.

Familja Daci ka falënderuar qytetarët për ngushëllimet, ndërsa e pamja do të mbahet nga 3 deri më 5 janar në Hotel Sirius.

Lajme të ngjashme