Nesër fillon gjysmë-vjetori i dytë, SBAShK: Shkollat i kanë bërë të gjitha përgatitjet - NACIONALE

Nesër fillon gjysmë-vjetori i dytë, SBAShK: Shkollat i kanë bërë të gjitha përgatitjet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër do të fillojë sgjysëmvjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar në Kosovë.

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Vjollca Shala, ka thënë se shkollat kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mesimor.

Zonja Shala për Ekonomia Online ka thënë se nga informacionet që kanë nga kryetarët e komunave, shkollat janë të gatshme që nesër të filloj mësimi.

Nesër do të filloj gjysmë-vjetori i dytë për të gjithë nxënësit e arsimit paraunversitar, çka se nga informacionet që i kemi nga kryetarët nëpër komuna janë bërë të gjitha përgatitjet që nesër të filloj mësimi i gjysmë-vjetorit 2023/24”, tha Shala.

Edhe pse në vazhdimësi po eksperimentohet i gjithë arsimi në Kosovë, e veçanti ai paraunversitar, tani po eksperimentohet pushimi dimëror ngase po ndryshojnë datat, gjatësia e pushimeve dimëror, pranveror”, tha ajo.

Lajme të ngjashme