"Nëse liritë për qarkullimin e mallrave, shfrytëzohen për sulme terroriste" - Deklarata e Kurtit në Shkup
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thënë se për t’u integruar rajoni ekonomikisht dhe të përafrohen qytetarët, duhet të ndërpriten kërcënimet e sigurisë.
Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit në Shkup.
“Integrimi më i thellë dhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, kërkon besim të ndërsjellë e marrëdhënie normale mes shteteve tona, institucioneve e njerëzve tanë. Kjo s’mund të ndodhë nëse liritë për qarkullimin e mallrave shfrytëzohen për t’i lëvizur armët e municionin apo për t’i sponsorizuar sulmet terroriste”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se është kyçe normalizimi i marrëdhënieve bazuar në njohje të ndërsjellë.
“BE-ja paraqet zgjedhje strategjike të lidershipit të një shteti. Është detyra jonë të reformohemi e plotësojmë kushtet, e BE-ja të gjykojë më pas bazuar në merita”, ka thënë Kurti.