Nëse e takoni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i dyshuar është Edmond (Engjell) Nokaj i lindur me 03.09.1992, i identifikuar me numër personal 1232708260, banues në fshatin Marmull-Gjakovë.
“Pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur i cili me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe me pas është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor”, bëhet e ditur më tutje.
