Nervozohet Fitore Pacolli: Paralajmëron padi ndaj të gjithë gazetarëve që raportuan për 100 mijë eurot - NACIONALE

Nervozohet Fitore Pacolli: Paralajmëron padi ndaj të gjithë gazetarëve që raportuan për 100 mijë eurot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë gazetarëve e analistëve që kanë raportuar për grantin rreth 100 mijë euro që vëllai i saj, Blerim Pacolli e mori nga ministria e Bujqësisë, nën drejtim të Faton Pecit.

Në një shkrim në Facebook, ku ajo e ka shpërndarë postimin e vëllait të saj, Pacolli ka paralajmëruar padi.

“Të gjithë ju gazetarë e analista "profesional" që keni lakuar emrin tim do të shihemi në gjykatë për shpifjet dhe akuzat pa bazë.” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë, Blerim Pacolli e ka pranuar se ka fituar tender, duke thënë se vlera është 63 mijë euro.

“Unë kam fituar grant por nuk i kam fituar 100.000 euro siç po shkruhet nëpër portale. Kam aplikuar me projekt për shtallë për lopê qumshtore, vlera e të cilit arrinë në 100.000 euro. Ministria mbulon 65% shumës së projektit ndërsa unë me financat e mia mbuloj 35% të vlerës. Kush do që din pak matematikë të nivelit fillestar e kupton se vlera që Ministria mbulon projektin është 63.000 euro asnjë cent më shumë” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme