Nervozohet Arben Gashi: Nuk kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë - NACIONALE

Nervozohet Arben Gashi: Nuk kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se po shpërndahen lajme të rreme, se ai ka deklaruar se subjekti i tij do ta përkrah Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë.

Gashi përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto lajme po bëhen nga “kuzhina shpifëse pro pushtet”.

“Deklarata ime, përkatësisht lajmi i vërtetë, bashkë me përmbajtjen e vërtetë, është si në vijim: LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

STOP propagandës, mashtrimit e shpifjeve!

Kuzhina shpifëse pro pushtet po shpërndan lajme të rreme, kinse unë kam deklaruar se do ta përkrahim Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Gënjeshtër e kulluar. E pavërtetë e madhe. Gënjeshtra, shpifja e mashtrimi nuk janë në kulturën tonë, ato kanë qenë e janë pjesë e kulturës së kundërshtarëve të kombit e shtetit tonë.

Ta çmojmë e respektojmë etikën si dhe ta ruajmë traditën tonë shqiptare; ta themi të vërtetën.

Deklarata ime, përkatësisht lajmi i vërtetë, bashkë me përmbajtjen e vërtetë, është si në vijim: LDK nuk do të bashkëpunoj më Listën Serbe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Një gjë s’duhet harruar kurrë; ne mund të jemi kundërshtarë politik, mund t’i kemi dallimet tona, mirëpo për kombin e shtetin jemi bashkë përherë.

Lajme të ngjashme