Nëntë të dyshuarit për dallavere me naftë dalin para gjykatës, prokuroria kërkon paraburgim
Sot kanë dalë para gjykatës disa nga të dyshuarit që janë arrestuan në aksionin e së mërkurës kundër krimit të organizuar, lidhur me realizimin e transaksioneve fiktive të derivateve të naftës.
Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim për nëntë të dyshuarit, të cilët janë arrestuar të mërkurën.
Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin, 301 euro në kartëmonedha prej dy eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, raporton Koha.