Nënshkruhet marrëveshje kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë - NACIONALE

Nënshkruhet marrëveshje kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci njoftoi për nënshkrim të marrëveshjes ushtarake kornizë me Republikën e Turqisë, ku edhe ishte në vizitë zyrtare në Ankara.

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, me pritje ceremoniale filluam takimin i cili përfundoi me një të arritur shumë të rëndësishme të përbashkët, nënshkruam marrëveshjen ushtarake kornizë për të thelluar bashkëpunimin ushtarak në shumë drejtime”, ka thënë Ejup Maqedonci.

Shkëmbimi i personelit ushtarak, shkollimet, trajnimet e përbashkëta, investimi në industrinë e mbrojtjes si dhe trajtimi shëndetësor i pjesëtarëve të FSK-së në Turkiye ishin disa nga çështjet të cilat i diskutuam, e që përmes marrëveshjes së nënshkruar i hapim rrugë procesit për realizimin e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajme të ngjashme