Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC-së - NACIONALE

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe MCC-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Është nënshkruar marrëveshja për investimet në energji mes Kosovës dhe MCC-së.

Nënshkrimi është bërë nga kryeshefja e MCC-së, Alice Albright dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Të pranishëm kanë qenë edhe kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani.

Këta dy, në fjalimet e tyre falenderuan SHBA-në për përkrahjen ndaj Kosovës, duke thënë se kjo marrëveshje do t’i sjellë shumë dobi vendit.

Osmani, tutje thënë se këto investime, do të jenë trashëgimia më e mirë e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

"SHBA po na ndihmon edhe më tutje për ekonomi me këtë marrëveshje, duke qëndruar pranë nesh dhe për të parë këtë sukses të veçantë, që ne të arrijmë edhe më shumë gjatë viteve në vazhdim. Duke parë sfidat e tranzicionit të energjisë, duke formuar vende pune, por edhe siguria e energjisë është një çështje e rëndësishme. Këtë herë, këto investime do të bëhen trashëgimia më e mirë e gjeneratave në vazhdim. Sot ne jemi dëshmitarë çfarë mund të arrijmë përmes punës së madhe, ne dhe MCC kemi dizajnuar kompaktin dhe 236 milionë dollarë, janë investimi i vetëm dhe më i madhi në energjinë tonë për dekada. Për çdo gjë dhe për ato që do të vijnë në vitet e vazhdueshme, dua të falenderoj çdo person në dy ekipet tona për këtë sukses të arritur", përfundoi Osmani në fjalimin e saj.

Ndërkaq, Kurti ka ironizuar me opozitën, duke thënë para të pranishmëve se do të jetë i mërzitur që nesër nuk do të jetë në Kuvend, “kur t’a përkrah opozita”.

“Unë dhe ministrja Rizvanolli ne nuk jemi të bashkuar vetëm në interesa, por edhe në vlera. Unë duhet ta pranoj që jam pak i mërzitur që ministrja Rizvanolli dhe unë do të mungojmë një prej rasteve të ralla kur opozita na përkrah neve. Jam serioz, jam shumë i sigurt që edhe ata do të mërziten”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme