Nënshkruhet deklarata për bashkë-zbarkimin e FSK-së me ushtrinë britanike në misione ushtarake
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshkruar deklaratën e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me Ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake.
Përmes një postimi në Facebook nga Ministria e Mbrojtjes u bë e ditur se ministri Mehaj është pritur në takim nga Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore nga Ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
“Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet tona për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit tonë të bashkëpunimit për vitet në vijim”, thuhet në njoftim.
Ministri Mehaj ofroi mbështetje me të gjitha kapacitetet në kuadër të përpjekjes për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Ukrainës si dhe ritheksoi qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë.