Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it në veri - NACIONALE

Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë në veri të Kosovës.

Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar zonën atje.

Allen gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar Dresnikun, e shoqëruar nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku.

Nënsekretarja nesër do të ketë takime të ndara me krerët e shtetit Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Lajme të ngjashme