Nënkryetarja e Prishtinës: Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm - NACIONALE

Nënkryetarja e Prishtinës: Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, ka bërë me dije se shtatorja e komandantit legjendar Adem Jasharit do të vendoset në kryeqytet vitin e ardhshëm.

Në Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, e cila është mbajtur sot, ajo ka tregua se vendosje e kësaj shtatore është përfshi në buxhet.

“Tash në buxhetin 2023, e kemi edhe shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë. Një memorie kolektive edhe në kryeqytet, përveç komunave të tjera”, ka thënë Sahatçiu.

Kjo do të jetë hera e parë, në 23 vite pas luftës, që shtatorja e Komandantit Adem Jashari do të vendoset në Prishtinë./telegraf/

Lajme të ngjashme