Nënkoloneli Avdija jep detaje për Malishevë: 68 kryesues dhe komisionerë të implikuar - NACIONALE

Nënkoloneli Avdija jep detaje për Malishevë: 68 kryesues dhe komisionerë të implikuar

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkoloneli Bekim Avdija, nga Sektori i Hetimeve Rajonale pranë Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, dha detaje teknike rreth operacionit policor. Ai konfirmoi se numri total i personave të implikuar në këtë fazë të hetimeve është 68.

Sipas Nënkolonelit Avdija, personat që nuk janë intervistuar ende ndodhen jashtë vendit ose nuk kanë qenë të qasshëm për momentin, por Policia beson se “shumë shpejt do të intervistohen sipas procedurave ligjore.”

“Sa i përket operacionit policor të sotëm, Sektori i Hetimit të Hetimeve Rajonale pranë Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kemi realizuar fillimin e hetimeve në lidhje me dyshimet e shkeljes ligjore që është bërë. Në bazë të dëshmive që janë nxjerrë, kemi parë që janë për momentin të implikuar 68 persona – kryesues dhe komisionerë, nga të cilët sot janë ftuar dhe intervistuar në shifrat që i dha kryeprokurori – 43 komisionerë dhe 15 kryesues, prej të cilëve na kanë mbetur edhe 3 kryesues dhe 7 komisionerë, dhe për të cilët besojmë se shumë shpejt do të intervistohen sipas procedurave.” – tha Avdija.

Lajme të ngjashme