Nenad Rashiqi i kërkon ndihmë Kurtit për lirimin e Rada Trajkoviqit - NACIONALE

Nenad Rashiqi i kërkon ndihmë Kurtit për lirimin e Rada Trajkoviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I shqetësuar për ndalimin e këshilltares së tij Rada Trajkoviq në Merdare nga ana e policëve serb po shprehet ministri për Kthim dhe Komunitetet Nenad Rashiq.

Rashiq kërkoi ndihmë nga Qeveria e Kosovës për të gjetur rrugë për lirimin e saj.

Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Begoradit në Merdar është ndaluar 4 orë, ajo ka pasur takime të caktuara edhe me ambasadorin Hovienir, ajo prapë është ndaluar dhe ajo ende është duke u mbajtur e ndaluar, ajo ka diabet dhe ajo është që 15 or e mbetur atje, ia kanë marrë dokumente dhe ajo pret”, ka thënë Rashiq në mbledhjen e Qeverisë.

Rashiq është shprehur i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Trajokiviq.

Me vjen keq për Trajkovic një grua me moral të lartë ajo i ka ndihmuar shumë njerzëve dhe dëshiroj të ju lus nëse është e mundur qysh sot nga kabineti të dërgoni një shkresë QUINT që të bisedojnë më Beogradin sepse janë i brengosur për shkak të gjendjes shëndetësore”.

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit se gjatë ditës do të gjejnë një zgjidhje.

E Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, ka më shumë se 12 orë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Lajme të ngjashme