Nëna iu punësua në Universitetin e Gjakovës, këshilltarja e Nagavcit: Gabim teknik - NACIONALE

Nëna iu punësua në Universitetin e Gjakovës, këshilltarja e Nagavcit: Gabim teknik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Valbona Puka - Gola, gjegjësisht nëna e këshilltares së Nagavcit, Arrita Puka, është emëruar anëtare e këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës.

Për vendimin e marrë me 14 shtator të këtij viti, ka folur edhe vet këshilltarja, njëherit vajza Arrita.

Kjo e fundit, në një prononcim për Insajderin ka thënë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë dhe se është gabim teknik.

“Unë nuk kam qenë e informuar për këtë vendim (e kuptova nga mesazhi juaj). Kontaktova edhe me kabinetin dhe më njoftuan se është bërë lëshim teknik në citimin e emrave. Ju lutem, çfarëdo vendimi të lëshuar konsideroni si të pavlefshëm, sepse nëna ime nuk është pjesë e KD të Universitetit të Gjakovës”, tha ajo.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë kohës sa ishte në opozitë ka qenë një nga kritikueset më të mëdha të nepotizmit.

Lajme të ngjashme