Nën ndikimin e alkoolit, një burrë sulmoi fizikisht dy gra – arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra, që janë familjare.
I dyshuari është arrestuar.
“Fushë Kosovë / 28.03.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare i ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.