Nën ndikim të alkoolit sulmoi një mashkull, Policia arreston një serb në Leposaviq - NACIONALE

Nën ndikim të alkoolit sulmoi një mashkull, Policia arreston një serb në Leposaviq

2 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Leposaviq.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se bëhet falë për një shtetas serb, i cili nën ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.

“Leposaviq / 04.08.2026 - 01:04. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme