Nën ndikim të alkoolit e kërcënoi nënën e tij, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të çuditshëm në Pejë.
Një djalë dyshohet se e ka kanosur nënën e tij nën ndikimin e alkoolit.
I dyshuari është arrestuar.
“DHUNË NË FAMILJE
Pejë 11.10.2024 – 13:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh të PK-së.