Në Tiranë shfaqen banerë me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: Liri për Çlirimtarët
Në Tiranë janë shfaqur banerë në mbështetje të katër të paraburgosurve në Dhomat e Specializuara në Hagë të Holandës, Ish-Presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Deputeti i PDK-së Artan Behrami ka shfaqur një video ku shihet njëri nga banerët. Ndryshe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për disa ditë me rradhë ka ndarë video të gjykimit në Hagë, duke ironizuar me dëshmitarët e prokurorisë.
“Tirana sonte” – ka shkruar Behrami