Në Tiranë për 3 vite u pastruan mbi 1.2 miliardë euro - NACIONALE

Në Tiranë për 3 vite u pastruan mbi 1.2 miliardë euro

1 javë më parë

nga NACIONALE

Një raportim i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar vlerëson se në tre vite, vetëm në Tiranë dyshohet të jenë pastruar mbi 1.2 miliardë euro nga krimi i organizuar.

Në 2019-n, leje ndërtimi për ndërtesa mbi 6 kate u dhanë për 141 kompani. Studimi i Nismës vlerëson se 59 për qind e tyre nuk kishin burimet financiare për të përfunduar ndërtimet për të cilat morën lejet.

Bankat zakonisht kreditojnë 50 deri në 70 për qind të kostos së ndërtimit të një godine shumëkatëshe. Në 2019-n, ato raportuan se kanë kredituar me 200 milionë euro ndërtimin, që do të thotë se kosto totale e investimeve në ndërtim në atë vit duhej të ishte 400 deri në 500 milionë euro.

Por, në vitin 2019 të dhënat zyrtare raportuan aktivitet ndërtimor me kosto 950 milionë euro, me një shifër prej 550 milionë euro të pambuluar. Studimi vlerëson se të paktën 500 milionë euro është shuma e pastruar nga krimi i organizuar vetëm për atë vit.

Me të njëjtën logjikë, raporti thotë se në 2018 janë pastruar 570 milionë euro dhe në vitin 2017-të 320 milionë euro.

Ky nivel në Shqipëri është rreth 22 për qind të saj, në Maqedoni ky nivel është 10 për qind dhe në Kosovë 8 për qind./abcnews

Lajme të ngjashme