Në takim me Lajçakun për dinarin, Bislimi s’mundi ta shijojë seancën me performanca këngësh
Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne në shënim të Epopesë së UÇK-së.
E veçanta e shënimit të kësaj date sot, ishin performancat e këngëtarit Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejzës, me këngët e tyre ‘Sërish vjen marsi’ dhe ‘Mora fjalë’.
Në këtë seancë, janë pothuajse shumica e kabinetit qeveritar, përveç zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili derisa po mbahej seanca, ndodhet në takim me Ndërmjetësin evropian, Miroslav Lajçak për çështjen e dinarit.
Lajçak pasi njofoi dje në Facebook (si më poshtë) sot ndodhet në Prishtinë.
“Pika kryesore e agjendës sime në Bruksel javën e kaluar ishte takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e hapura për vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme – më konkretisht çështjen e ndihmës së Serbisë për njerëzit që jetojnë. në Kosovë. Përshëndeta angazhimin e të dy delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i parë i rëndësishëm; megjithatë, mbeten shumë pyetje politike dhe do të nevojiten bisedime shtesë në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak në Facebook.
Para shtatë ditësh, një delegacion nga Kosova i kryesuar nga guvernatori i BQK-së ka zhvilluar bisedime në Bruksel për dinarin.