Shqipëri: Arrestohet kosovari që transportonte emigrantë të paligjshëm - NACIONALE

Shqipëri: Arrestohet kosovari që transportonte emigrantë të paligjshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një 26 vjeçar nga Kosova, pasi ky i fundit u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Automjeti që drejtohej nga personi me incialet R. K, u ndalua nga policia në aksin rrugor “Rrëshen – Thirrë”, në zonën e fshatit Ndërfushas.

Siç raportojnë policia nga Lezha, në mjetin transportues ndodheshin 13 emigrantë, mes tyre kishte fëmijë.

Njoftimi i policisë shqiptare:

"Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në mënyrë të kundërligjshme emigrantë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Zgjedhja e gabuar”.

Gjatë këtij operacioni, në aksin rrugor “Rrëshen – Thirrë”, në zonën e fshatit Ndërfushas, Mirditë, shërbimet e Policisë Mirditë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. K., 26 vjeç, banues në Kosovë, në të cilin, gjatë kontrollit, janë gjetur 13 emigrantë nga vendet MENA, disa prej tyre të mitur, të cilët, 26-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës.

Në vijim të veprimeve shtetasi R. K. është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme