Në ShBA paraqitet rezoluta për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit - NACIONALE

Në ShBA paraqitet rezoluta për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy ligjvënës amerikanë kanë paraqitur një rezolutë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke thënë se prania e Rusisë në këtë organ “i shkel qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara”.

E dorëzuar nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, Steve Cohen nga Tennessee e Joe Wilson nga Karolina Jugore, rezoluta thotë se Rusia “vazhdimisht, qëllimisht dhe në mënyrë flagrante i ka shkelur” qëllimet dhe parimet e OKB-së, raporton agjencia Anadolu, përcjell Nacionale.

Në rezolutë i bëhet thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, që t’i ndërmarrë “të gjithë hapat e duhur” së bashku me aleatët dhe partnerët e ShBA-së “për t’i kufizuar, pezulluar, ose për t’u dhënë fund” të drejtave dhe privilegjeve që Rusia tash për tash i ka në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Rezoluta bën thirrje edhe për pezullimin e anëtarësisë së Rusisë nga organizatat e tjera dhe nga agjencitë e specializuara të OKB-së.

Lajme të ngjashme