Në ShBA do të mbillen 1 miliard drurë, pyjet po shkatërrohen nga ndryshimi i klimës
Administrata e presidentit Biden tha të hënën se qeveria do të mbjellë mbi një miliard drurë në sipërfaqe prej miliona hektarësh me drurë të djegur e të vdekur në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Zjarret shkatërruese të viteve të fundit, që ishin shumë të nxehta që pyjet të rriten përsëri në mënyrë natyrale, deri më tani e kanë tejkaluar kapacitetin e qeverisë për mbjelljen e drurëve të rinj. Kjo ka krijuar një sipërfaqe prej 1.7 milion hektarësh që ka nevojë për rimbjellje, thanë zyrtarët.
Departamenti i Bujqësisë i ShBA-së tha se do të duhet që ta katërfishojë numrin e filizave të drurëve për ta plotësuar mungesën dhe për t’i plotësuar nevojat në të ardhmen.
Vetëm këtë vit, nga zjarret në Shtetet e Bashkuara janë djegur pyje me sipërfaqe prej 2.26 milionë hektarësh. Më 2015 ishte djegur një sipërfaqe prej 4.1 milionë hektarësh dhe ky rekord mund të thyhet sivjet.