Në Serbi është e lehtë të jesh president ose kryeministër - të gjithë mendojnë njëjtë në atë vend
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në përvjetorin e aksionit “Olluja”, që rezultoi me çlirimin e rajonit të Kninit, brenda territorit kroat, deklaroi se në Serbi nuk është e vështirë të jesh president ose kryeministër, pasi që në atë vend të gjithë mendojnë njëjtë.
“Po Serbia? Në atë vend nuk është e vështirë të jesh president, aq më lehtë të jesh kryeministër. Në atë vend të gjithë mendojnë njësoj. A është normale të mos e njohim Kosovën, t’i japim mbështetje Rusisë? Ne kemi detyrimet tona, ushtrinë tonë, në të cilën duhet të investojmë. Ushtria jonë është anëtare e NATO-s, por detyra e saj është të mbrojë integritetin kroat. Mbrojtja e çdo centimetri të territorit, mbrojtja e popullatës dhe e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne i kemi këto tri gjëra dhe funksionojnë më mirë se në disa vende të tjera”, ka thënë ai, transmeton Jutarnji.
Po ashtu, presidenti Milanoviq, ngriti në pyetje, nëse është në rregull të mos njihet Kosova akoma dhe të përkrahet Rusia në misionin e saj pushtues në Ukrainë.