Në Samitin e sotëm ShBA-BE diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi
Në Samitin e përbashkët që mbahet sot në Uashington mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ku temë kyçe do të jetë lufta në Izrael, Radio Evropa e Lirë raportoi përmes burimeve të saj se temë diskutimi mes liderëve do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi pas sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
“Megjithatë, burimet diplomatike thanë se kësaj teme nuk pritet që liderët e SHBA-së dhe BE-së t’i kushtojnë shumë kohë në samit, pasi aty do të diskutohet për dy krizat më të mëdha në botë aktualisht, përkatësisht për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Po ashtu, vëmendje do të marrin edhe raportet tregtare me Kinën”, raportoi REL.
#Gjithsesi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja – situata në Bosnje e Hercegovinë dhe situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor janë tema që kërkojnë kujdesin e përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit”, raportoi më tej Radio Evropa e Lirë.