Në Samitin e Procesit të Bërdo-Brionit miratohen gjashtë përfundime
Pas takimit mes liderëve të shteteve të Ballkanit në Samitin e Procesit të Bërdo-Brionit, presidenti slloven Borut Pahor dhe presidenti kroat Zoran Milanoviq kan dhënë një deklaratë për medie.
Pahor tha se pjesëmarrësit nuk kanë arritur pajtim për disa gjëra, por se nga samiti janë arritur disa përfundime që kanë të bëjnë edhe me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në fillim, presidenti slloven tha se diskutimi gjatë samitit ishte konstruktiv edhe pse u tërhoq deklarata e përbashkët që ishte përgatitur nga ai dhe bashkë-nikoqiri, Zoran Milanoviq.
Edhe pse presidenti slloven tha se samiti ishte konstruktiv, deklarata e përbashkët që ishte përgatitur nga ai dhe bashkë-nikoqiri, Zoran Milanoviq u tërhoq pasi që nuk u përkrah nga dy kryesuesit e presidencës boshnjake, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komshiq.
“Kemi këmbëngulur në atë që na bashkon dhe jo në atë që na ndan, megjithëse e dimë se ka disa gjëra për të cilat nuk pajtohemi. Diskutimet dhe debatet nuk ishin aq dramatike sa të na pengonin të arrijmë në përfundime të përbashkëta. Fatkeqësisht, nuk mundëm të bënim një deklaratë, ne e tërhoqëm deklaratën sepse disa gjëra na ndanë”, tha presidenti slloven Borut Pahor.
Në vend të një deklarate, në Samitin e Procesit të Bërdo-Brionit u miratuan gjithsej gjashtë konkluzione.
Një nga konkluzionet i referohet dhënies së statusit të kandidatit në BE për Bosnje dhe Hercegovinën deri në fund të vitit 2022, si dhe heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Pahor tha gjithashtu se nevojiten zgjidhje për të zbutur pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.