Në Samitin e Berlinit pritet të nënshkruhen tri marrëveshje - NACIONALE

Në Samitin e Berlinit pritet të nënshkruhen tri marrëveshje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në samitin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruhen tri marrëveshje.

Udhëheqësit e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sot pritet të nënshkruajnë marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Dakordimi për këtë marrëveshje është arritur në muajin e kaluar në Berlin ku janë takuar ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në samitin e sotëm Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Lajme të ngjashme