Në QKUK për nëntë muaj u kryen mbi 65 mijë radiografi - NACIONALE

Në QKUK për nëntë muaj u kryen mbi 65 mijë radiografi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Klinikën e Radiografisë së QKUK-së për nëntë muajt e parë të këtij viti janë kryer mbi 65 mijë radiografi.

Kjo u bë e ditur nga ana e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Brenda kësaj kohe, janë kryer edhe 17 mijë e 666 Tomografi të Kompjuterizuara (CT), 7 mijë e 421 Rezonanca Magnetike (MRI) dhe 1 mijë e 671 mamografi. Në këtë hark kohor, janë bërë edhe 17 mijë e 756 ultrazë, 1 mijë e 687 angio CT, 39 angiografi- DSA dhe 906 biopsi. Ndryshe,112 mijë e 799 pacientë morën shërbime mjekësore në Radiologji nga janari deri në shtator 2022”, kanë thënë mes tjerash në komunikatë

Lajme të ngjashme