Në Prishtinë së shpejti mund të rriten edhe biletat e transportit urban
Në Prishtinë së shpejti mund të rriten edhe biletat e transportit urban.
Çmimi i biletave nga 40 cent sa është akuzalisht pritet që të rritet në 50 cent.
Kështu po deklaron Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kosovë, Ilirik Musliu.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Musliu u shpreh se rritja mund të bëhet në vitin 2023.
“Për momentin, 40 cent është bileta. Ç’është e vërteta, konsulentë të IBRD po kërkojnë që çmimi të rritet nga 40 në 50 cent. Për arsye të qarta, për shkak të inflacionit, por gjithashtu edhe rritjes së kostos së shpenzimeve. Jemi duke bërë diskutim, ka mundësi që në vitin 2023 mund të kemi një ngritje.