Në ora 11:00 serbët protestojnë matanë Urës së Ibrit kundër hapjes, prezentë dy vetura të karabinierëve
Edhe sot, sikur çdo ditë tjetër, dy vetura të karabinierit italianë në kuadër të KFOR-it po qëndrojnë të stacionuar mbi Urën e Ibrit, në dritën e protestës së lajmëruar për ora 11:00 në anën veriore të Mitrovicës.
Protesta u lajmërua mbrëmë, fillimisht në agjencionin serb të lajmeve Tanjug, pastaj nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe vetëm më pastaj nga serbë lokalë të cilët, siç na konfirmoi Zëvendës Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, e njoftuan si protestë.
Kjo protestë është thirrur në kundërshtim të lajmërimti të qeverisë kosovare për hapjen e Urës së Ibrit për automjete; që tashmë veçse kanë nisur të kryejnë vlerësimet teknike për qëndrueshmërinë infrastrukturore të saj.
Gjendja raportohet deri tash të jetë e qetë.