Në mungesë të infermierëve, QKUK-ja redukton vizitat e familjarëve - NACIONALE

Në mungesë të infermierëve, QKUK-ja redukton vizitat e familjarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përveç nga ora 14:00 deri në 14:30, në orare tjera asnjë familjarë nuk lejohet t’i vizitojë të hospitalizuarit.

Ky rregull nuk është se nuk ka ekzistuar më herët, por drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raci ka kërkuar që kjo të zbatohet në përpikëri, transmeton Klan Kosova.

Madje edhe qëndrimi i përcjellësve tek pacientët do të lejohet vetëm kur ata janë në gjendje të rëndë në të kundërtën duhet kujdesur infermierët.

Anise këta të fundit fillimisht ishin skeptik për shkak të numrit të tyre të vogël, në Klinikën e Pulmologjisë kanë nisur zbatim.

Pulmologu Flamur Marku, ka bërë me dije se palët janë reduktuar në masë të madhe, teksa tregon se më rritjen e numrit të infermierëve në kujdestari situata do të jetë lehtë e menaxhueshme.

Për mungesën e këtij kuadri janë në dijeni edhe vet pacientët.

Edhe në Kirurgjinë Torakale kanë vepruar njëjtë përkundër që udhëheqësi i kësaj klinike, Nazmi Kolegeci thekson se kirurgjia është më e vështirë dhe pacienti don kujdes pothuajse tërë kohës dhe më të madh

Në këtë të fundit kanë nisur edhe evidentimi i çdo vizite të infermierët tek pacientët, ndonëse për këtë ende nuk është bërë një formularë unik.

Lajme të ngjashme