Në mes të krizës energjetike drejtori i prodhimit në KEK sulmon Borrellin
Drejtori i prodhimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Luigj Imeri, është shkëputur për një kohë nga detyra e tij dhe ka vendosur që t'i bashkohet valles se kritikave ndaj Borellit.
Edhe pse Kosova është në mes të krizës energjetike, ku nuk dihet nëse do të mund ta kalojë këtë dimër pa reduktime të mëdha, drejtorit të prodhimit nuk i benë përshtypje kjo, pasi që më e rëndësishme të sulmojë Borrellin - përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian.
Imeri, në rrjetin e tij social ka shkruar se ‘’Borelli mbetët në anën e errët të historisë’’, ndoshta ka dashur të bëje një lidhjë me situatën e energjisë në Kosovë, e cila do të jetë e errët ketë dimër.

Kujtojmë se kryediplomati i BE-së është sulmuar me të madhe nga shumë simpatizantë e aktivistë të Vetëvendosjes.