Në mars të vitit 1990 familja Sheholli ishte distancuar nga Maliq e Fatmir Sheholli
Në mars të vitit 1990 familja Sheholli nga Podujeva ishte distancuar publikisht nga Maliq Sheholli dhe i biri i tij Fatmiri.
Në një shkrim i gazetës “Bujku”, i cili është botuar më 15 mars në vitet ’90, tregon se 44 kryefamiljarë ishin distancuar nga veprimet e këtyre dyve.
Në shkrimet tregoheshin arsyet e distancimit dhe kritikoheshin veprimet e Maliq dhe Fatmir Shehollit.
“Ngase distancimi ynë nga Maliq Sheholli dhe i biri i tij Fatmir, i bërë në vitin 1990, i botuar në revistën fetare ‘Dituria Islame’, është më pak i njohur për publikun, e shohim të nevojshme ta njoftojmë opinionin shqipfolës, kudo në botë, se familja e gjerë Sheholli (44 kryefamiljarë) gjithmonë distancohet nga veprimet e këtyre të dyve: Maliqit e Fatmirit”, ishte thënë në tekstin e gaztës “Bujku”.
Ndër të tjera, në tekst ishin dënuar veprimet e Maliq dhe Fatmir Shehollit.
“Pavarësisht nga veprimet e tyre renegatë, lëvizja jonë gjithëpopullore do të realizojë çlirimin kombëtar. E renegatëve kurrë s’mund t’u hiqet njolla e tradhtisë”, ishte thënë në letër.
