Në Leposaviq policia kap tri armë gjuetie, tri radiolidhje dhe dy thika
Në fshatin Dobro Bërdë të Leposaviqit janë kapur tri armë gjuetie (pa dokumentacion), tri radiolidhje si dhe dy thika, ka njoftjuar Policia e Kosovës në raport 24 orësh, ndërsa janë arrestuar edhe tri persona në lidhur me rastin; të cilët janë liruar në procedurë të rregulltë.
“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në raportin e policisë.