Në korridorin e klinikes, Hashim Thaçi ju flet qytetarëve: A jeni mirë?
Para pak qastësh, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është larguar nga klinika Interne, ku ka vizituar babën e tij të sëmurë.
Derisa largohej, në korridoret e klinikes, kishin dalë qytetarë e personal mjekësor për ta përshëndeti Thaçin.
Ky i fundit, në një moment, ndalet duke vendosur dorën në zemër dhe duke i përshëndetu të pranishmit.
“A jeni mirë? Si jeni?”, dëgjohet duke iu thënë Thaçi.