Në konkursin për anëtarë të Bordit të RTK-së kanë aplikuar 67 persona, këta janë emrat - NACIONALE

Në konkursin për anëtarë të Bordit të RTK-së kanë aplikuar 67 persona, këta janë emrat

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave Flutura Kusari ka treguar emrat që kanë kandiduar për Bord të RTK-së.

Ajo ka bërë me dije se për 8 pozita në bord kanë aplikuar 67 persona.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka treguar se do të monitorojë këtë proces.

“Ne konkursin per anetare bordi te RTK kane aplikuar 67 persona per pozitat per anetaret shqiptare. Ne dokument i keni te dhenat per pozitat tjera.

Ne foto mund te gjeni listen te cilen e kam siguruar permes kerkeses per qasje ne dokumente publike ne Kuvendin e Kosoves.Jane 8 pozita te lira, 6 per shqiptare dhe 2 per komunitete joshumice. Na prifte e mbara ne monitorim te ketij procesi. Bordi duhet me qene i pavarur por per kete flasim pasi te analizohen profilet e kandidateve”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme