në jug të Francës, angazhohen gati 1.000 zjarrfikës - NACIONALE

në jug të Francës, angazhohen gati 1.000 zjarrfikës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gati 1.00 zjarrfikës, të përkrahur nga disa aeroplanë, janë angazhuar për të luftuar me një zjarr masiv në rajonin jugor francez, Gard, ku është djegur një sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh.

Banorët janë detyruar që të zhvendosen, ndërsa autoritetet lokale thanë të premten se zjarri është vënë nën kontroll, por do të nevojiten disa ditë për ta shuar.

"Tash për tash, situata është duke u përmirësuar. Zjarri është frenuar. Ne duhet të mbetemi vigjilentë", tha Marie-Francoise Lecaillon, prefekte e prefekturës së Gard-it.

Lajme të ngjashme