Në Has përgatitet flija 2-metërshe, po shikohet mundësia të aplikohet në Librin Guinness
Banorët vendas të Hasit të Prizrenit kanë mbajtur këtë të shtunë Darkën e Lamës, apo të njohur si “Darka e bereqetit”.
“Klan Kosova” ka publikuar pamje ku shihet se banorët kanë përgatitur një fli me diametër prej dy metrave, e para me këtë madhësi.
Për përgatitjen e saj, janë dashur katër orë. Organizatori Haziz Hodaj i ka thënë mediumit se po shohin mundësinë për të aplikuar në Librin Guinness, për shkak të madhësisë së flisë.
Ndërkohë, i pranishëm ishte edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili preu flinë.