Në gusht pritet të nis ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë
Ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë pritet të nisë në muajin gusht dhe të zgjasë rreth katër vjet, njoftoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në Maqedoni të Veriut, Koce Trajanovsk, siç raporton TV21.
Ai tha se "granti është 30,8 milionë euro, ndërsa kredia është 167,6 milionë euro".
Sipas Trajanovskit, segmenti prej 10,5 kilometrash do të përfshijë tunele, ura dhe mbikalime, ndërsa theksoi se "ky është një terren jashtëzakonisht i vështirë për ndërtim" për shkak të konfigurimit malor.