Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj - NACIONALE

Në Gllogjan, nderohen heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Gllogjan, janë nderuar tre heronjtë Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Në 26-vjetorin e rënies, në Gllogjan u nderuan me homazhe Heronjtë e Kombit: Burim Mustafaj, Shpend Malaj dhe Jeton Dedushaj. Po ashtu, sot kujtojmë edhe bashkëluftëtarin, Zeqir Nimonaj, në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ata ishin luftëtarë të zotë e sypatrembur, trima të UÇK-së që me pushkën në dorë shënuan aksione dhe beteja që i dhanë hov lirisë. Kisha nderin t’i kem në krah në luftën çlirimtare, në ditët më të vështira e më të lavdishme të historisë sonë.

Vepra dhe sakrifica e tyre mbeten burim frymëzimi për brezat që vijnë.

Lavdi e përjetshme për Heronjtë!

Lajme të ngjashme