Në Gjinekologjinë e QKUK-së s’ka paciente të prekura me Covid
Në SHSKUK janë 38 pacientë që po trajtohen e që janë të infektuar me koronavirus.
Sipas këtij institucioni shëndetësor, Klinika e Gjinekologjisë nuk ka paciente të infektuara me Covid-19.
Raporti i datës 17 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 9 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi.
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste të intubuara
Spitali i Gjakovës, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë