Në fundjavë, temperaturat shkojnë deri në 34 gradë - NACIONALE

Në fundjavë, temperaturat shkojnë deri në 34 gradë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fundjava që po vjen do të jetë e nxehtë.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën dhe të parashihen që temperaturat të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesiaht nga jugperendimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.

“Të dielen do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius”, njofton ky institut.

Lajme të ngjashme